Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Simeone i lumtur për kualifikimin

Trajneri i Atleticos, Diego Simeone është ndarë i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në përballjen e sotme ndaj Leverkusenit, dhe thotë se është shumë i lumtur për kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Atletico sonte barazoi ndaj Leverkusenit, por kishte fituar përballjen e parë me rezultat 2-4, transmeton Koha.net.

“Jam i kënaqur, dua të uroj lojtarët. Gjërat kanë ndryshuar në katër vitet e fundit, por lojtarët japin gjithmonë më të mirën në fushë. Është një hap përpara shumë i rëndësishëm për skuadrën. Gjithmonë duam të përmirësohemi dhe të ecim përpara. Liga e Kampionëve është speciale dhe është shumë e rëndësishme për klubin që të jetë në çerekfinale”, është shprehur Simeone.

Artikuj të ngjashëm