Bernardo Silva është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes mes Sportingut dhe Manchester Cityt. Portugezi shënoi dy gola dhe përgatiti një në fitoren 5:0 të Cityt në Lisbonë.
“Ai ka shënuar dy gola, njëri prej të cilëve ishte i mahnitshëm. Ishte paraqitje brilante nga mesfushori në kthimin e tij në Lisbonë. Ai po ashtu është përshtatur mirë si nëntëshe falso, pas largimit të Fodenit”, kanë thënë nga paneli teknik i UEFA-s.
“Ishte paraqitje shumë e mirë. Mendoj sinqerisht se në pjesën e parë nuk ishim aq të mirë sa për të udhëhequr 4:0. Por ishim shumë klinikë dhe shënuan ata gola pa krijuar shumë raste. Të fitosh 5:0 në udhëtim, është rezultat i mirë”, ka thënë Bernardo Silva për BT Sport.
“Jam portugez, jam nga ana tjetër e qytetit. Nëna ime është me Sportingun, babai me Benfican. Ishte e veçantë të shënoi këtu në qytetin tim. Është gjithnjë motivuese të vijë këtu në Lisbonë dhe të luaj ndeshje kaq të rëndësishme. Por ende kemi punë për të bërë në Manchester”, ka shtuar Silva.