Një ditë pasi e zyrtarizoi Alioune Tewen, skuadra e Sigal Prishtina ka prezantuar edhe përforcimin e dytë për sezonin e ardhshëm.
Klubi kryeqytetas bëri të ditur të enjten se ka arritur marrëveshje me amerikanin Wendell Mitchell (183 cm).
Fundori Mitchell ka firmosur kontratë njëvjeçare me Prishtinën kurse sezonin e fundit, ishte pjesë e kolegjit “Texas” nga SHBA-ja. Ai ka luajtur me një mesatare prej 10.2 pikëve, 2.7 kërcimeve dhe 1.7 asistimeve.