Sigal Prishtina e ka larguar nga skuadra basketbollistin amerikanin, Fuquan Edwin.
25-vjeçari nuk ishte i përfshirë në skuadër për ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër Trepçës dhe u raportua se ai ishte me grip.
Por, Kohavisioni merr vesh se klubi i Sigal Prishtinës e ka larguar basketbollistin nga skuadra, për arsye se nuk kanë qenë të kënaqur me paraqitjet e tij në ndeshjet e fundit.
Edwin ka qenë ndër lojtarët më të mirë të skuadrës nga kryeqyteti në këtë edicion të garave dhe ishte më meritori që Prishtina e fitoi Kupën e Kosovës në finalen e madhe kundër Pejës.
Ndryshe, Sigal Prishtina është duke udhëhequr 2:0 në serinë e ndeshjeve gjysmëfinale ndaj Trepçës dhe i nevojitet edhe një fitore për të kaluar në finale, ku do ta presë fituesin e duelit ndërmjet Bashkimit dhe Pejës.