Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Si u dorëzua UEFA para PSG-së pa luftë

Për gjykatësin, matematika te Paris Saint-Germaini thjesht nuk dukej e besueshme.

Në verën e vitit 2017, PSG-ja bëri dy blerjet më të shtrenjta në histori të futbollit, duke paguar më tepër se 400 milionë euro për të marrë yjtë Neymar e Kylian Mbappe, në një skuadër edhe ashtu me shumë yje, shkruan sot Koha Ditore.

Për të jashtmit, transferimet - pa bërë shitje të përmasave të tilla dhe pa një infuzion nga një marrëveshje gjigante sponsorizuese - thjesht nuk mund të bëhen pa shkelur rregullin e Ferplejit Financiar (FFP) të UEFA-s. Rregulli, i krijuar që klubet të reduktojnë borxhet dhe të barazojnë nivelin e fushës së lojës në një epokë ku te klubet po derdheshin para të mëdha nga pronarët miliarderë apo edhe nga shtetet pronare, kërkon që të balancohen shpenzimet me të hyrat.

Nisi një hetim ndaj PSG-së. Një raport u përpilua. Kur erdhi qershorin e kaluar në tavolinën e Jose Narciso da Cunha Rodriguesit, kryetarit të panelit të UEFA-s, që penalizon skuadrat që thyejnë rregullin e FFP-së, ai zbuloi se hetuesi e kishte liruar PSG-në nga faji.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)