Po të mos kishte qenë viti i Kupës së Botës, euforia globale e krijuar rreth shkëlqimit të yllit egjiptian Mohamed Salah lehtësisht do të kishte definuar futbollin në vitin 2018.
Me këmbët e tij të shpejta duke kaluar mbrojtjet kundërshtare dhe duke kënaqur shikuesit, Salah ka inspiruar admirimin nga Kajro deri në Kaliforni.
Por, jo befasisht, një koncentrim i madh i atij vlerësimi mund të gjendet në stadiumin e Liverpoolit, në Anfield.
Me stinorin vetëm sa ka nisur, ai nuk ka shpenzuar shumë kohë për të kthyer sërish buzëqeshjet në fytyrën e tifozëve të skuadrës... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)