Tifozët Kuq e Zi janë tifogrupi i parë në trojet Shqiptare që janë themeluar për të mbështetur fuqimisht kombëtaren e futbollit.
Në fakt ideja e TKZ-së ishte që të përkrahnin kombëtaren jashtë Shqipërisë, veçanërisht në vendet evropiane, sepse në atë kohë në vendlindje ishte grupi (Dardanët) që kishte synim përkrahjen e kombëtares, mirëpo në fakt ai grupim (Dardanët) nuk kishte kontuinitet për shkak që që ishte i përbërë nga tifogrupet lokale, pavarësisht që ishte unifikim i tyre, nuk kishte kontinuitet, sepse nuk kishte hasmërinë mes tyre.
Ndërsa TKZ kishte strategjinë që t’i përfshinim të gjithë tifogrupet lokale dhe individualisht, pa logo lokale, por vetëm nën ngjyrat kuqezi, dhe sot e kësaj dite, funksionojnë në këtë strategji. Ideatorët e kësaj iniciative, shkruan sot Shekulli, kanë qenë një grup prej 5 personash. Anton Berisha, Artor Behluli, Burim Hana, Faruk Halimi dhe Valentin Muhaxhiri, që pastaj ftuan edhe 4 të tjerë Dardan Ibrani, Fatos Berishën, Fitim Xharra dhe Luan Xhafolli, të cilët filluan punën për themelimin e TKZ-së.
Pak e nga pak më pas filluan të krijonin një grup të përbashkët virtual, ku e nisën me organizimet e TKZ-së, së pari duke vendosur për emër ku propozime kishte të ndryshme (Krushqit e kombëtares, Kërlaqat, the ALB, Albaholics, Tifozat Kuq e Zi dhe disa rekomandime të tjera.
Pas votimit emri Albaholics dhe Tifozat Kuq e Zi u ndanë baraz, ndërsa në rivotim edhe ai që propozoi vetë emrin Albaholics votoi për Tifozat Kuq e Zi. Pas emrit, erdhi edhe logoja, e pastaj edhe uebfaqja dhe grupimi u bë më 25 dhjetor të vitit 2003. Më vonë TKZ-ja bëri përfaqësuesit e vet në çdo vend ku ka shqiptarë, mbas Kosovës, pikësynimi ishte të gjenin një përfaqësues në Tiranë, dhe nëpërmes forumeve në internet, ranë në kontakt me Gert Peshkopinë, i cili më pas u bë përfaqësues në mëmëdhe. Më pas startuan edhe pranimet e anëtareve të Tiranës, Durrësit si dhe në çdo skaj të Shqipërisë. Pastaj në Maqedoni, Mal të Zi dhe diasporë, dhe çdo ditë e më shumë lartësohej moto “O sa mirë me qenë Shqiptar”.
Sot organizata e TKZ, numëron përfaqësues në shumicën e qyteteve kryesore të Shqipnis Etnike dhe në shumë vende Europiane, por gjithashtu edhe në kontinente të tjera! Një pjesë mjaft e rëndësishme e këtij tifogrupi që ka bashkuar shqiptarët anë e kënd botës është edhe transferta.
Udhëtimet jashtë Shqipërisë për të ndjekur kombëtaren pa marrë parasysh emrin e madh apo të vogël që kundërshtari disponon, i ka dhënë këtij tifogrupi një dimension krejt pozitiv. Tifozat Kuq e Zi kudo që kanë shkuar, janë vlerësuar për qëndrimin e tyre korrekt që në fakt vazhdojnë të mbesin pjesa më e shndritur e përfaqësimit të shqiptarëve.
TKZ ka qenë në çdo vend, aty ku kombëtarja jonë ka qenë prezent, pra që 13-14 vite për të përkrahur në çdo cep të Europës, dhe deri më sot asnjë incident nuk është shkaktuar nga ana e tyre, ku dhe në shumë shtete është vlerësuar me notën 10. Në shumë raste disa media evropiane ishin “xhelozë” në kuptimin pozitiv pse kombëtaret e tyre nuk kanë një grupim të tillë, kryekëput vullnetar.
Ndër transfertat më me rëndësi, mbetet ajo në Turqi, e cila është e para tifozërisë së TKZ-së me organizim nga vendlindja, ku një grup prej 50 anëtarësh udhëtuan në Stamboll. Më vonë veçojmë transfertat e Zvicrës, Bosnje, Mal të Zi, Itali etj. Gjithmonë flasim për udhëtimet e bëra dhe të organizuara nga vendlindja, sepse përfaqësuesit e TKZ në diasporë, çdo ndeshje organizohen furishëm dhe në disa raste kemi qenë më shumë sesa tifozët vendas, siç është rasti më i freskët në Luksemburg, Lihtejshtajn etj.
Në ndeshjen me Zvicrën, arritën që të ishin mbi 15,000 tifozë shqiptar, dhe asnjë incident nuk ndodhi, sa që mbas ndeshjes policia zvicerane iu drejtua duke i thënë që më shumë problem kemi në ligën e dytë zvicerane sepse në këtë ndeshje. Pra, qëllimi I TKZ-së, ka qenë dhe vazhdon të jetë përveç përkrahjes së Shqipërinë për 90 minuta të përfaqësojë shqiptarët në mënyrën më të mirë. Transferta e freskët ishte ajo në Itali, ku atje u pritën nga arbëreshët të cilët pritën Tifozat Kuq e Zi ashtu si vëllezërit e tyre, pavarësisht faktit që të gjithë këta u njoftuan për herë të parë.
Shpresat
Shqipëria ka luajtur ndeshjen e tretë në Grupin 2 për kualifikueset e Europianit për 21-vjeçare dhe këtë herë ka triumfuar në Islandë, duke shënuar tre herë në portën e vendasve. Para pak ditësh kuqezinjtë ishin shumë pranë barazimit me Irlandën e Veriut, por një penallti në minutën e 95-të solli disfatën.
Në sfidën e sotme me Islandën pjesa e parë po shkonte drejt barazimit pa gola, por pas një rrëmuje në zonë Andreson realizoi në minutën e fundit të kohës së rregullt. Në shtesë ishte Durmishaj që befasoi me një vertikalizim për Abazajn dhe sulmuesi i Luftëtarin mposhti portierin vendas me një diagonale. 1-1 pjesa e parë. Shqipëria arrin të shënojë edhe golin e dytë, me të njëjtët protagonistë. Durmishaj për Abazajn, sulmuesi anësor i vetëm me portierin nuk gabon, 1-2.
Reagon Islanda që për rreth pesë minuta gjen golin e barazimit me Einarson, që me kokë pas një krosimi në zonë me anë të një goditjeje dënimi mposht portierin Selmani.
Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi është i vendosur për të fituar dhe arrin të realizojë edhe golin e tretë me anë të Durmishajt dhe deri në fund e mbrojnë fitoren këtë herë. Shqipëria shkon në kuotën e 4 pikëve, duke u renditur në vendin e dytë, por ka luajtur më shumë se ekipet rivale të grupit.
Viti i Europianit, pengu ndeshja me Serbinë dhe surpriza për Maqedoninë
Viti 2016, ishte më i suksesshmi në kuptimin futbollistik me kualifikimin historik të kombëtares tonë, dhe përfaqësimi jonë atje, ishte shembullor, për të gjithë Evropën. Pavarësisht që nuk kishin bileta, sepse FSHF-ja vendosi t’i jepte biletat për tifozat e kombëtares, TKZ-ja arriti që të sistemohet atje në mënyrën më të mire të mundshme.
Nëpërmjet lidhjeve të tyre, arritën që të gjithë anëtarët e shpërndarë nëpër stadium, t’i grumbullojnë me një pikë, dhe të gjithë së bashku si grupim të ishim më të zëshmit. Në fakt, TKZ-ja ishte i vetmi grup, i cili hapi flamurin dhe bëri koreografi në atë Evropian. Ishte grupi i cili i ofroi përkrahjen përmes projektit “Fan Embassy Albania” të UEFA-s, arritëm t’i ofronin shqiptarëve në Francë, asistencën e çdo atmosfere, dhe ishin personat kontaktues nga UEFA për të gjithë tifozat shqiptar, pra TKZ-ja ofroi përkrahje për të gjithë ata shqiptar, të cilët kishin të veshura ngjyrat Kuq e Zi, pa dallime grupimi.
Në atë kampionat, arritën të bëjnë harta shqip të transportit, udhëzues për tifozë në gjuhën shqipe, pikat e takime për tifozë kontakte me ambasada për problemet e ndryshme etj. Dhe mbi të gjitha u bë hapja e flamurit më të madh të hapur, pra në plazh të Marsejës bëmë hapjen e flamurit kombëtar në dimensionet 10.500 m2. Një nga sfidat që do të përjetohet gjatë në mendjen e çdo tifozi në TKZ është edhe ajo ndaj Serbisë. Ishte transferta, që për një pjesë të TKZ-së, mbetet merak që nuk ishin atje, sepse në fakt TKZ-ja kishte përgatitur një grup për të udhëtuar mirëpo nuk arritën të pajiseshin me biletat e ndeshjes, dhe një gjë e tillë u refuzua. Mirëpo për fat të mirë në atë ndeshje ishte heroi jonë Ismail Morina, i njohur ndryshe si Ballist Morina, ai i cili i zbardhi fytyrën gjithë kombit me atë vepër madhështore.
Na dha një gëzim të cilin çdo shqiptar e bëri krenar me atë veprim, dhe ajo vepër ishte dhe do të mbetet si pjesa më e bukur në historinë tonë. Transferta e radhës do të jetë ajo ndaj Maqedonisë. Ata do të jenë atje në ndeshjen e së martës, më saktësisht 150 tifozë, nga të gjitha trevat do të udhëtojmë për në Strumicë në mënyrë të organizuar, mirëpo për detajet e udhëtimit dhe mënyrën e organizimit TKZ nuk pranon të bëjë asgjë publike, mirëpo çka mund të premtojnë është moto “O sa mirë me qenë Shqiptar” do të dëgjohet jo vetëm në Strumnicë. Pra, siç e kemi cekur edhe më lartë, qëllimi i TKZ-së nuk është vetëm përkrahja e kombëtares tonë por Tifozat Kuq e Zi, janë më shumë më shumë se sa tifozë.