Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Si babai ashtu edhe i biri”, Muriqi poston foto me djalin e tij

Vedat Muriqi po vazhdon stërvitjet për edicionin e ri në Superligën turke.

Tashmë, sulmuesi i Kosovës gjatë mëngjesit të sotëm ka zhvilluar stërvitjen e radhës, ndërsa foto e tij ishte publikuar në faqen zyrtare të Fenerbahçes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E pak minuta më parë po të njëjtën foto Muriqi e ka postuar në faqen e tij në Facebook duke e bashkangjitur edhe një foto të djalit të tij.

“Like father like son" (Si babai ashtu dhe i biri), ka shkruar Muriqi.

Për Muriqin, janë të interesuara disa skuadra të ndryshme evropiane.

Ndërsa, së fundi raportohet se Muriqi dëshiron transferim te skuadra e madhe angleze, Tottenham.