Federata e Boksit të Kosovës (FBOXK), këtë fundjave do të organizojë turneun ndërkombëtar “Lah Nimani”.
Drejtuesit e FBOXK-së, përmes një njoftimi, kanë bërë të ditur se tashmë gjithçka është gati për këtë ngjarje sportive që i kushtohet ish-trajnerit te madh, Lah Nimanit, raporton KosovaPress.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në këtë turne do të marrin pjesë boksierë nga shumë shtete: Shqipëria,Greqia,Belgjika, Kroacia, Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia,Kosova etj”, thuhet në njoftimin e FBOXK-së.
Gjysmëfinalet zhvillohen me 27 maj (në orën 17.00) në Palestrën 1 Tetori, dhe një ditë më vonë me 28 Maj finalet në orën 12.00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Kosova në këtë turne do të përfaqësohet me 10 boksierë.
KOSOVA
1. 56kg.Shpejtim Bajoku
2. 56kg.Fitim Shala
3. 60kg.Jozef Rrasi
4. 60kg.Jeton Asllani
5. 60kg.Shpejtim Rrullani
6. 64kg.Flamur Sejfijaj
7. 64kg.Çlirim Zeka
8. 64kg.Albin Sejdiu
9, 75kg.Atdhe Delijaj
10. 75kg.Besart Pireva
Gjyqtarë/ Referee
1.Latif Demolli – Kos.
2.Rrustem Konjuhi - Kos
3.Nesho Simeonov - Bulgari
4. Aliriza Rexhepi – Kos.
5. Agim Shala – Kos.
6.Agim Tahiraj - Kos
7. Safet Syla – Kos.
8.Fadil Bekteshi -Kos
9.Visar Ibrahimi-Kos
10.Granit Qorri- Kos
11.Fisnik Latifi - Kos
Supervisor: VIOREL SIMA
Visor: Sylejman Voca
Mjeku Kujdestar:Agron Kamberi, Beqir Ismajli