Bayerni e Barcelona po zhvillojnë ndeshje të madhe në fazën grupore të Championsit. Në pjesën e parë ritmi ishte shumë i lartë, ndërsa nuk kanë munguar edhe rastet. Por gola nuk kishte.
Më e rrezikshme ishte Barcelona që ka krijuar dhjetë raste, por pa konkretizuar. Ndërkohë Bayerni kishte katër raste, të cilat i krijoi pasi i mbijetoi “ofenzivës” së hershme të Barçës.