Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shumë futbollistë nuk mund të përballojnë uljen e pagave

Shumë futbollistë profesionistë nëpër botë fitojnë pak më shumë se të ardhurat mesatare dhe nuk mund të përballojnë uljen e pagave të tyre gjatë krizës së koronavirusit.

Kështu kanë thënë të premten nga FIFPRO, Unioni Global i Futbollistëve.

Lojtarët e Premier Leagues së Anglisë, që paguhen shumë, po përballen me thirrje për të hequr dorë nga një pjesë e të hyrave. Por në vendet tjera situata dallon shumë me atë në Angli, ka thënë sekretari i përgjithshëm i FIFPRO, Jonas Baer-Hoffmann për Reutersin të premten.

“Shumë futbollistë mund të përballojnë ulje të pagave si të gjithë punëtorët tjerë. Të ardhurat e tyre nuk janë në nivelin që njerëzit mendojnë se janë”, ka thënë ai.

“Ata paguhen shumë më pak, shpesh sa mesatarja e të hyrave në një vend. Futbollistë me paga minimale ka në vende të ndryshme në botë dhe për ta ulja e pagave mund të ketë pasoja të skajshme. Mund t’iu rrezikohet pagesa e qirasë apo blerja e gjërave ushqimore për familjet e tyre”, ka theksuar përfaqësuesi i futbollistëve.

Edhe FIFPro: Futbollistet do të goditen rëndë nga kriza e COVID-19 Sport FIFPro: Futbollistet do të goditen rëndë nga kriza e COVID-19

Baer-Hoffmann thotë se edhe brenda ligës së njëjtë situata ndryshon në mes të klubeve. Ka marrë shembull Juventusin, lojtarët e të cilit klub janë pajtuar t’ia falin klubit katër paga.

“Juventusi është në situatë krejt tjetër për dallim nga klubet që janë në pozitat 17, 18 apo 19”, ka thënë ai. “Ne jemi të brengosur që në disa pjesë të botës shumë klube po marrin vendime të njëanshme për pushime nga puna dhe ulje të pagave për lojtarët, që nuk mund të përballohet nga ana e tyre”.