Prishtina ka njoftuar se është shtyrë për herë të dytë ndeshja e saj me Prishtinën. Sipas Prishtinës, ndeshja e mbetur me Dritën është planifikuar të zhvillohet më 1 shtator në “Fadil Vokrri”. Por të enjten e ardhshme në stadiumin e vetëm në vend ku mund të luhen ndeshje ndërkombëtare, ndeshje ka përfaqësuesja e Kosovës (femrat).
“Për datën e re të zhvillimit të këtij takimi do të njoftoheni me kohë”, njofton Prishtina.
Për herë të parë ndeshja Prishtina – Drita është shtyrë pasi në “Fadil Vokrri” ka luajtur Ballkani me Shkupin, në kuadër të Ligës së Konferencës.
Të dielën trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është ankuar për favorizim të disa skuadrave me orarin e ndeshjeve. Ai e ka vlerësuar të pakuptimtë shtyrjen e ndeshjes së Prishtinës me Dritën.