Ndeshja e fundit e xhiros së 13-të në Premier Ligë, mes Burnleyt dhe Newcastlet është shtyrë për gjysmë ore.
Kjo për shkak të një problemi shëndetësor të një personi në tunel të stadiumit.
Burnley, si skuadër vendase, ka njoftuar se ndeshja është shtyrë për 30 minuta nga 21:00 në 21:30, për shkak të një emergjence mjekësore, por ku nuk është i përfshirë asnjë lojtar e asnjë anëtar stafi i klubee.
“Personit të përfshirë të dërguar në spital i është kthyer vetëdija”, thuhet në njoftim të klubit.
Artikuj të ngjashëm