Sport

Shtyhet ndeshja mes Atalantas e Villarrealit

Ndeshja që mund të vendos fatin e skuadrës së Atalantas dhe Villarrealit në Ligën e Kampionëve është shtyrë për ditën e enjte.

Ballafaqimi mes italianëve dhe spanjollëve që i takoi Grupit F është shtyrë për ditën e enjte për shkak se fusha nuk i plotësonte kushtet për zhvillimin e një ndeshjeje, shkaku i të reshurave të mëdha të botës në Bergamo. Ky duel ishte paraparë të nis në orën 21:00, por është shtyrë fillimisht për 20 minuta. Edhe pas 20 minutave, fusha nuk ishte e gatshme për lojë.

Villarreali është i dyti në Grupin F me shtatë pikë, ndërsa Atalanta e treta me gjashtë pikë.