Ndeshja hapëse e elitës së futbollit francez është shtyrë për shkak të koronavirusit.
Federata franceze këtë vendim e ka marrë pasi katër lojtarët të Marseille janë pozitivë me COVID-19, tre prej tyre që janë konfirmuar nga testimet e së dielës.
Marseille – St Etienne ishte ndeshja hapëse e Ligue 1 që pritej të zhvillohej të premten, transmeton KOHA.
“Pas rezultateve mjekësore të Marseille, LFP ka vendosur që ta shtyjë ndeshjen Olympique de Marseille/AS Saint-Etienne për 16 apo 17 shtator”, thuhet në deklaratë.
Artikuj të ngjashëm