Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shtyhet “meçi i shekullit”

Meçi i peshave të rënda mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Uyskut, i cilësuar si “meçi i shekullit”, është shtyrë për shkak se boksieri britanik pësoi lëndim në stërvitje.

Kampioni i WBC-së, Fury, do të luftonte me mbajtësin e titujve WBO, WBA dhe IBF, Usyk, në Arabinë Saudite më 17 shkurt.

Por meçi është shtyrë pasi Fury ka çarë vetullën gjatë stërvitjes.

Sipas deklaratës nga promotori, çarja e vetullës kërkon disa qepje të rëndësishme, “prandaj është vendosur që meçi të shtyhet”.

Fituesi i këtij meçi do të bëhet kampioni i parë i padiskutueshëm i peshave të rënda që kur Lennox Lewis mposhti Evander Holyfieldin më 1999.

Edhe Fury fiton meçin në Tajlandë Luftarake 1 d. më parë Fury fiton meçin në Tajlandë

Fury ka bilanc prej 34 fitoreve e një barazimi, ndërsa Usyk i ka fituar 21 meçet e deritashme në boks profesionist.