Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shtyhet Evropiani i xhudos

Për shkak të situatës me koronavirusin në Evropë, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Evropiane të Xhudos dhe Federata Çeke e Xhudos kanë vendosur të shtyjnë Kampionatin Evropian të Xhudos 2020 për 19-21 qershor.

Datat e reja janë aprovuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos me pikët për kualifikim në Lojëra Olimpike që mbesin të garantuara.

Ngjarja do të organizohet në O2 Arena në Pragë.

Detajet tjera pritet të publikohen së shpejti.

Paraprakisht, Evropiani i xhudos pritej të mbahej në fillim të muajit maj.