Luftëtarit shqiptar, Ramiz Brahimaj, pritet që më në fund t’i plotësohet ëndrra për debutim në UFC, serinë më të madhe të Arteve Marciale të Përziera (MMA).
Brahimaj ishte dashur të debutonte në qershor, por UFC-ja kishte anuluar luftën e tij shkaku se një prej trajnerëve që ishte dashur të qëndronte në këndin e tij, kishte dalë me COVID-19.
Ndërkohë, tani është bërë e ditur se është arritur një marrëveshje që Brahimaj, që jeton në SHBA, të luftojë me Max Griffinin më 7 nëntor në Las Vegas.
Meçi do të jetë në kategorinë velter.
27-vjeçari në karrierën e tij ka zhvilluar dhjetë meçe në MMA, ku ka tetë fitore e dy humbje.
Artikuj të ngjashëm
-
Brahimaj premton kthim të fuqishëm pas humbjes së re në UFC
-
Brahimaj më 21 gusht në UFC lufton kundër Palatnikovit
-
Brahimaj pëson humbje në debutim në UFC, merr lëndim në vesh
-
Rruga e gjatë e Ramiz Brahimajt deri në UFC
-
Brahimajt i shtyhet debutimi në UFC, njëri prej trajnerëve të tij del me COVID-19