Futbollisti Luis Hasa ka dërguar Italinë në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian U19. Italia të dielën mbrëma barazoi 1:1 me Poloninë. Barazimi i mjaftoi për t’u renditur e dyta në grup dhe për të kaluar në gjysmëfinale.
Polonia kaloi në epërsi në minutën e tetë, ndërsa Hasa shënoi golin e barazimit në minutën e 34-t. Goli i tij ishte vendimtar në fund. Portugalia ka fituar grupin A me nëntë pikë. Italia e Polonia mblodhën nga katër pikë, ndërsa Malta mbeti pa pikë. Evropiani U19 po mbahet në Maltë.
Në grupin B janë Spanja, Norvegjia, Islanda e Greqia. Italia luan në gjysmëfinale me fituesen e grupit B.
“Kemi pasur rënie e ngritje gjatë Evropianit, por kjo ishte ndeshja më e rëndësishme dhe ia dolëm. Sa i takon golit, Samuele Vignato bëri gjithë punën e vështirë, por goli na dha shansin të paraqitemi në gjysmëfinale dhe jam shumë krenarë për këtë”, ka thënë Hasa për sajtin zyrtar të UEFA-s.
19-vjeçari është pjesë e Juventusit dhe vlerësohet shumë lartë. Hasa ka luajtur edhe për U18 të Italisë.
GOL DI LUIS HASA ????(2004)!
— Football Report (@FootballReprt) July 9, 2023
MA CHE GRANDE CAVALCATA DI SAMUELE VIGNATO ??(2004)!!!#U19Euro #Under19 #ItaliaPolonia #Azzurrini #VivoAzzurro pic.twitter.com/3TiqkzyRym