Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqiptarët e Luzernit eliminohen nga Kupa e Zvicrës

Futbollistët shqiptarë të Luzernit, Ardon Jashari, Ismajl Beka, Denis Simani dhe Lorik Emini janë eliminuar nga Kupa e Zvicrës. Në 1/8 e finales të Kupës zvicerane, Luzerni humbi nga Thuni pas ekzekutimit të penalltive, 4:2.

Emini ishte i saktë në gjuajten e tij nga pika e bardhë, por Luzeni humbi dy penallti. 120 minutat përfunduan baras, 2:2.

Kapiteni Jashari, Simani dhe Beka luajtën deri në fund të takimit, ndërsa nga minuta e 48-të për Luzenin u paraqit në fushë edhe Emini.

Për Thunin nga minuta e 77-të u paraqit Valmir Matoshi, ndërsa Zemerart Lekaj qëndroi në stol.

Artikuj të ngjashëm