Lugano ka dështuar ta ruaj epërsinë e krijuar në pjesën e parë për ta fituar derbin e Zvicrës. Lugano barazoi ndaj St. Gallenenin të hënën me rezultatin 1:1. Golin e barazimit st. Galleni e shënoi në minutën e 95-të nga penalltia. Lugano dhe St. Galleni kanë nga 36 pikë.
Janë në garë për të siguruar një vend në kualifikimet për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Dy vendet e para marrin pjesë në kualifikimet për “Champions, kurse tre dhe katër në kualifikimet e ligës së Konferencës. Kreshnik Hajrizi dhe Albian Hajdari luajtën gjatë gjithë ndeshjes në mbrojtën e Luganos, kurse në portë ishte Amir Shaipi.
Në minutën e 56-të u inkuadrua Uran Bislimi. Albert Vallci u inkuadrua në minutën e 36-të te St. Galleni, ndërsa në minutën e 85-të u ndëshkua me karton të verdhë.