Lugano e ka ndalur në barazim 3:3 kampionin e Zvicrës, Young Boysin. Ndeshja e së shtunës mbrëma i takoi xhiros së 23-të të elitës helvetike.
Uran Bislimi shënoi golin e parë për Luganon, në fund të pjesës së parë. Golin e dytë për Luganon e realizoi Kreshnik Hajrizi në minutën e 56-të.
Për Luganon luajtën edhe Amir Shaipi e Albian Hajdari, ndërsa si zëvendësues u aktivizua edhe Shkëlqim Vladi.
Young Boysi udhëheq në tabelë me 48 pikë, ndërsa Lugano renditet e gjashta me 34 pikë.
Artikuj të ngjashëm