Sport

Shqiptarët çojnë Lokomotivën në finale të Kupës në Kroaci

Dy shqiptarë kanë shënuar gola për ta dërguar Lokomotivën e Zagrebit në finale të Kupës së Kroacisë në futboll.

Enis Cokaj dhe Myrto Uzuni shënuan dy gola në fitoren 3:1 ndaj Slaven Belupos. Reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati asistoi në golin e Uzunit.

Në finale, Lokomotiva takohet me fituesin e duelit Rijeka-Osijek.