Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqiponjat në Beograd

Tashmë dihej që ndeshja Serbi - Kosovë nuk do të luhej. Por, sipas planit, lojtaret në orën 15:00, të premten e 23 marsit, u paraqitën në hollin e hotelit "President" në resortin "Kovilovo", në afërsi të Beogradit.

Ideja ishte që hendbollistet e Përfaqësueses U-20 të Kosovës të shkonin në palestër, që ishte rreth 30 metra larg prej hotelit, të bënin ngrohjen e zakonshme për ndeshje, të prisnin aq sa parashohin rregulloret dhe gjyqtarët të jepnin shenjë për fundin e ndeshjes, pa nisur fare ajo, shkruan Koha Ditore.

Ishte e qartë që hendbollistet e Serbisë nuk do të paraqiteshin në Kovilovo; shteti serb e kishte ndaluar ndeshjen pak kohë më parë.

Në kohën kur lojtaret po prisnin në hollin e hotelit për t'u nisur për në palestër, delegati i EHF-së, që ishte nga Mali i Zi, kërkoi nga to që të ktheheshin nëpër dhoma dhe të mblidheshin sërish në 15:30. Për 16:00 ishte paraparë fillimi i ndeshjes. Po pritej një vendim i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë që ndalonte hyrjen në palestër për ndeshjen e parë. Dhe me të ardhur ai vendim, u bë e qartë që hendbollistet e Kosovës nuk do të bënin rrugën për në palestër... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)