Kur Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan si të çmendur për golat e shënuar ndaj Serbisë, ndoshta nuk e kishin menduar se thuajse gjysma e opinionit publik në Zvicër do ta kthente në çështje kombëtare.
Por, muaj nga suksesi epik dhe gëzimi me shqiponjën në Botëror, për lojtarët e përfaqësueses helvete vazhdojnë presionet.
Për ndeshjen ndaj Islandës, më 8 shtator në St. Gallen, mes lojtarëve të grumbulluar është në mënyrë surprizë edhe veterani Stephan Lichtsteiner. Por, pyetja që po mundon tifozët është se kush do të jetë kapiten, nëse mbrojtësi nuk do të jetë në fushë, transmeton tch.
Pas largimit të detyruar të Valon Behramit, tani futbollistët më të kuotuar për të marrë shiritin janë Granit Xhaka dhe Yann Sommer.
Kjo çështje po merr përmasa shpërthyese, pasi shumë tifozë mendojnë se mesfushori i Arsenalit nuk i përfaqëson, nuk këndon himnin zviceran dhe me festimet e tij patriotike nuk ka të bëjë aspak me flamurin me kryqin e bardhë.
Në një sondazh këtë javë, portieri Sommer ka marrë dukshëm shumicën e preferencave për të qenë kapiteni i ri i Zvicrës. I dyti është Granit Xhaka, por me diferencë të madhe. Veterani Stephane Henchoz mendon se roli i kapitenit është edhe ai i ambasadorit të ekipit, e për këtë Xhaka nuk përfaqëson Zvicrën.
Edhe
Shqiponja e Xhakës sërish bëhet temë në Zvicër
Ish-futbollisti mendon se lojtari me origjinë kosovare e shfaq përkatësinë e tij në çdo kohë dhe në çdo vend, qofshin këto pushimet në Seychelles me partneren, apo edhe në fushë në një arenë Botërori.
{gallery}