Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqipëria U19 pëson humbje nga Belgjika

Shqipëria U19 ka pësuar humbje nga Belgjika e kësaj grupmoshe, në ndeshjen e Grupit 13 për “Euro 2024”.

“Kuqezinjtë”, që janë nikoqir të këtij grupi, të shtunën u mposht në stadiumin “Elbasan Arena” nga belgët me rezultatin 2:0.

Matias Fernandez-Pardo i shënoi të dy golat për Belgjikën U19.

Ai realizoi në minutën e 27-të dhe të 31-të.

Shqipëria U19 është në vendin e fundit në grup me dy disfata në po aq ndeshje të luajtura dhe ka pak gjasa për të kaluar në “Elite Round”.

Edhe Shqipëria U19 mposhtet nga Luksemburgu Futboll Shqipëria U19 mposhtet nga Luksemburgu

Grupit i prijnë Belgjika dhe Irlanda me nga katër pikë.

Sllovenia është e treta me dy pikë.