Shqipëria e grupmoshës U19 në konkurrencën e femrave ka marrë pikët e plota. Të premten gjatë ditës, Shqipëria fitoi me rezultatin minimal kundër Andorrës U19, në ndeshjen e rëndësishme për kualifikim në Kampionatin Evropian 2022.
Golin e vetëm në ndeshje e realizoi Matilda Tanushi në minutën e 90-të të ndeshjes, nga gjuajtja e lirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShqipëria U19 renditet në vendin e dytë me katër pikë në Ligën B, Grupi 3.
Ndeshjen e fundit e zhvillon kundër Uellsit më 25 tetor. Uellsi prinë në tabelë me gjashtë pikë.