Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqipëria nis grumbullimin, Muçi ftohet nga Reja

Përfaqësuesja e Shqipërisë në futboll ka nisur të dielën grumbullimin për dy ndeshjet e fundit eliminatore për Botërorin 2022, ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Stafi teknik i Shqipërisë është vendosur në Durrës, ndërsa janë grumbulluar edhe një pjesë e lojtarëve.

Ndërkohë ka ndryshim në listën e lojtarëve. Është ftuar në përfaqësuesen A, sulmuesi i Legias, Ernest Muçi. Ai ishte i ftuar te Shpresat, por selektori Edy Reja ka vendosur ta grumbullojë me seniorët. Në vend të Muçit, te Shpresat është ftuar Eridon Qardaku i Bylisit, ka njoftuar FSHF-ja.