Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shpallen laureatët e vitit në atletikë

Federata e Atletikës së Kosovës ka mbajtur gala mbrëmjen e fundvitit, gjatë së cilës Zijadin Kryeziu u nderua me çmimin si trajneri i vitit, u shpallën laureatët dhe klubet e vitit 2018, si dhe u ndanë mirënjohje për bashkëpunëtorët e donatorët e FAK-ut.

Epitetin e klubeve më të mira për vitin 2018 e morën K. A. "Rogana", K. A. "Llapi" dhe K. A. "Mitrovica".

Në fjalën e hapjes kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, ndër të tjerash, uroi që vitin e ardhshëm atletët të mos përballen me mungesë të kushteve elementare për praktikimin e këtij sporti. Ai po ashtu mori një çmim nga Federata Evropiane, për kontributin afatgjatë në sportin e atletikës, transmeton KP.

"Sporti i atletikës po ecën me hapa të sigurt drejt zhvillimit. Ne synojmë që të rrisim numrin e atletëve, të cilët merren me sportin e atletikës. Gjithashtu kemi për qëllim që të vazhdojmë me krijimin e kushteve për atletët e rinj për të rritur rezultatet e tyre. Nuk do të mungojë edhe përkrahja nga klubet dhe atletët e tyre. Ne duam që ta promovojmë sportin e atletikës së Kosovës, duke e ditur ndikimin në vlerat e tij të shëndosha për mirëqenien njerëzore”, ka thënë Sylejmani.

I pranishëm ishte në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i Asociacionit Evropian të Atletikës, Svein Arne Hansen, i cili ndau çmime për personat që kontribuuan në zhvillimin e atletikës në Kosovë.

Edhe Kryemjeshtrit Kuka i ndahet çmimi kryesor i Akademisë Sportive të Malit të Zi Luftarake 2 muaj më parë Kryemjeshtrit Kuka i ndahet çmimi kryesor i Akademisë Sportive të Malit të Zi

Hansen u shpreh krenar për atletët e Kosovës dhe një herësh drejtoi një kërkesë kah Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

"Ju jeni shumë të talentuar. Muhahedi ishte i mrekullueshëm në Buenos Aires dhe të gjithë ata që i njoh tash e sa kohë. Jam krenar për performancën tuaj, por meqë jam ulur afër zëvendësministres, po e shpreh një dëshirë shumë të madhe. Uroj që në një të ardhme të afërt të keni një stadium të atletikës në Prishtinë, që është një nevojë e domosdoshme për të gjithë këta talent të rinj”, ka thënë Hansen.

Atleti Musa Hajdari, i cili u vlerësua si sportisti më i mirë nga kategoria e djemve, tha se për të ky ka qenë viti më i suksesshëm sa i përket fitimit të medaljeve.

Kurse atletja më e mirë nga kategoria e vajzave, Gresa Bakraqi tha se nuk do të ndalet me kaq, por po synon garat ndërkombëtare.

Edhe Xhudoja kosovare mban nivelin superior, synohet edhe më shumë Luftarake 3 muaj më parë Xhudoja kosovare mban nivelin superior, synohet edhe më shumë

E pranishme ishte edhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina Bunjaku, si dhe kryetarë të federatave të atletikes nga vendet e Ballkanit.

Pos klubeve dhe trajnerit më të mirë, këtë natë u shpallën laureatët e vitit 2018 nga 17 kategori të atletikës.