Trajneri i futbollit, Bekim Shotani, e ka kritikuar paraqitjen e Prishtinës kundër Ballkanit. Sipas Shotanit, Prishtina dështoi në të gjitha repartet.
“Te Prishtina pati shumë vërejtje në aspektin takniko-taktik. Ballkani sulmonte kah ana e djathtë ku ishte Besnik Krasniqi dhe në thellësi. Në mesfushë nuk ia dolën të krijojnë balancë të lojës, karshi Edvin Kuq, Gashit dhe Baftiut, pra nuk ia dolën ndaj tyre. Luftën në mesfushë nuk e fituan. Në sulm Otto Johni ishte shumë i palëvizshëm pa top, kurse me top u pa që nuk realizoi asgjë. Te Prishtina u pa që kur e kishin topin, lojtarët pa top nuk lëviznin, kurse lojtari që kishte topin nuk kishte zgjidhje dhe kjo ishte shumë negative te Prishtina”, u shpreh Shotani në “Sportin Total” të KTV-së.