Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shorti për gjysmëfinalistët e Kupës në futboll, të enjten

Çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës në futboll do të mësohen të enjten, ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës të martën.

Shorti për gjysmëfinalet e Kupës në futboll do të tërhiqet në selinë e Federatës, në orën 13:00.

Në gjysmëfinale janë tri skuadra të Superligës dhe një e Ligës së Parë.

Në gjysmëfinale janë Drita, Prishtina, Llapi dhe Ramiz Sadiku, që paraqitet në Kategorinë e Dytë të Kosovës në futboll.