Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shorti për edicionin e ri tërhiqet të mërkurën

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Shorti për edicionin 2019/20 në Ipko Superligën e Kosovës në futboll do të tërhiqet të mërkurën (31 korrik), ka njoftuar të hënën Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Gjithashtu, është bërë e ditur se në të njëjtën ditë, do të tërhiqet shorti edhe për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës.

"Të mërkurën, më 31 korrik, në selinë e FFK-së do të bëhet tërheqja e shortit për kampionatin e ri për IPKO Superligë dhe për Ligën e Parë. Shorti për elitë do të tërhiqet në orën 13:00, derisa gjysmë ore më vonë do të bëhet edhe tërheqja e shortit për Ligën e Parë", thuhet në njoftimin e FFK-së.

Edicioni i ri në Superligën e Kosovës do të nisë më 17 gusht, kurse ai në Ligën e Parë një javë më vonë. Kampion në fuqi i Superligës së Kosovës është Feronikeli, që gjithashtu ka triumfuar edhe në garën e Kupës.

Artikuj të ngjashëm