Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Short i vështirë për Kosovën, luan me Poloninë

Hendbollistet e Kosovës do të përballen me Poloninë në fazën e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.

Shorti është tërhequr të shtunën në Lubjanë, ku po zhvillohet faza finale e Euro 2022.

“Shorti vlerësohet i vështirë, por vajzat tona do ta japin më të mirën për sukses, përkatësisht për kualifikim”, ka shkruar FHK-ja.

Polonia ka luajtur në Evropianin e këtij viti, që përfundon të dielën.

Është prej përfaqësueseve të mëdha evropiane.

Edhe Hendbollistët e Kosovës mësojnë kundërshtarin e fazës së dytë Sporte të tjera Hendbollistët e Kosovës mësojnë kundërshtarin e fazës së dytë

Ndeshja e parë luhet më 7/8 prill të vitit të ardhshëm në Poloni, ndërsa ajo e kthimit më 11/12 prill në Kosovë.

Kosova për herë të parë luan në fazën e dytë kualifikuese për Botëror. Në fazën e parë e kaloi përfaqësuesen e Ishujve Faroe.