Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kanë reaguar për lëndimin e gazetarit të Klan Kosovës, Jon Ajeti, që u godit me gurë nga tifozët e Llapit në ndeshjen ndaj Drenicës në kuadër të gjysmëfinales së Kupës.
Dy organizatat thonë se veprimi i tillë është shqetësim serioz për komunitetin e gazetarëve dhe kanë kërkuar nga FFK që të merren masat për t’i mundësuar gazetarëve kushte për punë, që duhet të jenë të garantuara.
Ky është reagimi i SHGSK-së dhe AGK-së:
Reagim
ShGSK dhe AGK, e kanë pritur me shqetësim lëndimin e gazetarit të Klan Kosovës, Jon Ajeti, i cili u godit me gurë nga tifozët e Llapit gjatë ndeshjes kundër Drenicës në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Edhe
Klubet keqpërdorën mjetet që morën për hapësirat e mediave
Të dyja organizatat, vlerësojnë se veprimi i tifozëve të Llapit paraqet shqetësim serioz për komunitetin e gazetarëve.
ShGSK dhe AGK kërkojnë nga klubet dhe FFK të marrin masa dhe t’ua mundësojnë gazetarëve kushtet për punë, të cilat duhet të jenë të garantuara.