Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkupi mposhtet në shtëpi nga Levski Sofia

Skuadra shqiptare e Maqedonisë së Veriut, Shkupi, ka pësuar disfatë në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Shkupjanët të enjten mbrëma u mposhtën nga skuadra bullgare, Levski Sofia, me rezultatin 2:0, në ndeshjen që u zhvillua në Shkup.

Golin e parë për Levskin e shënoi sulmuesi brazilian, Welton, në minutën e 31-të.

Për 2:0 shënoi Ronaldo në minutën e katërt të kohës shtesë.

Ndeshja kthyese zhvillohet më 3 gusht në Sofje të Bullgarisë.

Artikuj të ngjashëm