Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkëndija shënon fitoren e parë

Shkëndija e Tetovës e ka fituar ndeshjen e parë të saj në edicionin e ri të Ligës së Maqedonisë në futboll. Shkëndija të dielën fitoi 2:0 ndaj Strugës, në kuadër të xhiros së dytë.

Ennur Totre realizoi për 1:0 në minutën e 38-të, kurse Ljupche Doriev realizoi për 2:0 në minutën e 90-të.

Edhe Struga Trim&Lum është skuadër shqiptare, njëjtë si Shkëndija. Në xhiron e parë Shkëndija barazoi me Shkupin. Të dielën Shkupi fitoi 3:1 ndaj Makedonia GP, ndonëse prej minutës së 72-të luajti me një lojtar më pak në fushë. Ilirid Ademi u përjashtua pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë. Faton Jusufi, Dembo Darboe dhe Lamine Diack shënuan për Shkupin. Sefer Emini shënoi për Makedonijan.

Skuadra tjetër shqiptare, Renova, luajti 1:1 në udhëtim ndaj Borecit. Sileksi prinë në tabelë me 4 pikë, sa i kanë edhe Shkupi, Shkëndija dhe Pelisteri. Renova është e nënta me dy pikë kurse Struga e dhjeta me një pikë. Shkëndija ka dominuar futbollin në Maqedoni të Veriut në vitet e fundit. Synon titullin edhe në edicionin e ri.