Teksa kanë mbetur edhe tetë ndeshje deri në fund të kampionatit, klubi shqiptar Shkëndija është shumë afër titullit të kampionit në Maqedoni.
Shkëndija sot mposhti Vardarin 2 me 3 dhe tash i duhet vetëm edhe një pikë në tetë ndeshjet tjera për të fituar titullin e kampionit.
Kuqezinjtë e Tetovës kanë 72 pikë në pozitën e parë, 23 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Vardari.