Shkëndija e Tetovës është eliminuar të enjten nga garat evropiane.
Skuadra tetovare pësoi në penallti nga Haverfordwesti në Cardiff të Uellsit.
Skuadra uellsiane fitoi 3:2 në penallti.
Shkëndija kishte fituar 1:0 në Shkup, ndërsa në Cardiff pësoi gol në minutën e 89-të. Kështu ndeshja shkoi në vazhdime e më pas në penallti.
Nga pika e bardhë më të saktë ishin vendasit që vazhdojnë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.