Shkëndija ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Kalju, në ndeshjen e parë të fazës së parë në Ligën e Kampionëve.
Klubi tetovar dominoi plotësisht takimin dhe pati 20 tentime për gol, por arriti ta konkretizonte vetëm një.
Ishte Ibraimi ai që shënoi golin e fitores për Shkëndijën duke shënuar në minutën e 81 nga penaltia.
Kualifikimin për në fazën tjetër Shkëndija e kërkon në shtëpi më 16 korrik.