Shkëndija e Tetovës përmes faqes zyrtare ka konfirmuar se ka huazuar për gjashtë muaj te klubi i Shkupit, Shqiprim Taipin e Shpend Asanin, derisa ka lënë të lirë brazilianin Victor Nildo Juffo.
“Mesfushori Shqiprim Taipi dhe sulmuesi anësor Shpend Asani gjashtë muajt e ardhshëm do të luajnë si futbollistë të huazuar te skuadra e Shkupit. Ndërkohë shkaku i konkurrencës së madhe me marrëveshje të dyanshme stafi teknik ka lënë të lirë brazilianin Juffo”, thuhet në konfirmimin e klubit tetovar, transmeton Koha.net.
Vendimi për huazimin e Taipit dhe Asanit është marrë nga stafi teknik, që vlerëson se të dy kanë nevojë për të luajtur rregullisht, pasi te Shkëndija nuk gjejnë shumë hapësira shkaku i konkurrencës së madhe.
