Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkëndija e Tetovës avancon në raundin e dytë

Shkëndija e Tetovës ka kaluar në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Skuadra shqiptare të enjten pasdite barazoi 2:2 në udhëtim me Araratin. Ndeshja u luajt në Jerevan të Armenisë.

Por Shkëndija avancon tutje falë fitores 2:0 në ndeshjen e parë.

Shkëndija të enjten shënoi dy gola në pjesën e parë, por u ndal në të dytën. Juan Bravo realizoi autogol në minutën e dytë, për epërsinë 1:0 të Shkëndijës. Për 2:0 shënoi Sindrit Guri në fund të pjesës së parë (45+3’).

Gor Malakyan shënoi dy golat për Araratin. Ai shënoi në minutën e 49-të dhe të 79-të.

Në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, Shkëndija takohet me skuadrën Valmiera nga Letonia.