Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkëndija e Shkupi fitojnë në Maqedoninë e Veriut

Shkëndija ka shënuar dy gola në fund për ta fituar ndeshjen ndaj Rabotniçkit me rezultatin 2:1.

Golin e barazimit e shënoi në minutën e 91-të, kurse të fitores në minutën e 96-të.

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së pestë të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut. Fitore të dielën ka shënuar edhe Shkupi. Mposhti Gostivarin me rezultatin 3:1.

Voska Sport barazoi 1:1 me Tikvesin.