Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkëndija e nis me fitore aventurën në Ligën e Evropës

Klubi tetovar, Shkëndija ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen e parë në Ligën e Evropës ndaj klubit nga Moldavia, Dacia Chisinau.

Shkëndija fitoi këtë përballje me rezultat 3 me 0, raporton Koha.net.

Ishte Ibraimi ai që shënoi golin e parë në këtë përballje në minutën e shtatë nga penaltia.

Pas katër minutave epërsinë e dyfishoi Radeski, i cili shënoi edhe golin e tretë në minutën e 75.

Ndeshjen e plotë mund ta shikoni në videon më poshtë.