Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkëndija demolon Dacian, kalon në fazën tjetër të Ligës së Evropës

Klubi tetovar Shkëndija po kalon në një formë të jashtëzakonshme, duke shënuar edhe njëherë fitore të thellë ndaj Dacia Chisinaut në Ligën e Evropës.

Në ndeshjen e parë Shkëndija kishte fituar 3-0, kurse sot e mposhti në udhëtim 0-4 ekipin nga Moldavia, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Alimi shënoi golin e parë në minutën e 32 pas asistimit nga Junior.

Në minutën e 37 vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë kur Androniq u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, gjë që ia lehtësoi punën Shkëndijës.

Një minutë para përfundimit të pjesës së parë Shkëndija e dyfishoi epërsinë përmes Juniorit, për të cilin asistoi Alimi.

Dy golat e fundit në këtë ndeshje i shënuan Zejnulai e Hasani.

Shkëndija kalon në fazën tjetër pas rezultatit të përgjithshëm 7-0.