Robert Lewandowski arriti të shënojë dy golat e para me fanellën e Barcelonës në ndeshje zyrtare dhe shkëlqeu të dielën mbrëma.
Në fitoren e thellë te Real Sociedadi në kuadër të xhiros së dytë të elitës së futbollit të Spanjës shkëlqeu edhe Ansu Fati.
Lewandowski realizoi gol të shpejtë pas 44 sekondave. Ishte goli më i hershëm në La Liga që prej vitit 2009, kur Iniesta kishte shënuar pas 43 sekondave ndaj Recreativo Huelvas.
Alexander Isak i barazoi shifrat në minutën e gjashtë, por kjo ishte e tëra nga vendësit.
Ousmane Dembele pranoi top të shkëlqyer nga Fati dhe shënoi në minutën e 66-të. Me asistimin e Fatit shënoi edhe Lewandowski dy minuta më pas, ndërsa sulmuesi 19-vjeçar vulosi vetë rezultatin final, 4:1.
Pas dy xhirove, Barcelona renditet në vendin e pestë me katër pikë.