Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku ka startuar fuqishëm në Kampionatin e 12-të Botëror që po mbahet në Stamboll.
Donjeta boksoi të enjten mbrëma, ndërsa po garon në kategorinë deri 60 kilogramë. Përballë e kishte boksieren nga Japonia, Ayaka Taguchi.
Donjeta ka dominuar plotësisht, ndërsa shkëlqeu sidomos në raundin e dytë. Ajo realizoi goditje të forta, ndërsa japonezja u gjend në nokdaun.
Në xhiron tjetër, Donjeta do të ketë kundërshtare nga Afrika. Shpresat janë se boksierja kosovare mund të fitoi medalje. Ajo ka pasur suksese të mëdha te të rejat, duke fituar medalje botërore e evropiane, ndërsa është në pritje të sukseseve të mëdha te të rriturat.