Rekordmeni i golave në Kupën e Botës, ish-sulmuesi i Gjermanisë, Miroslav Klose, qëndroi vetëm 24 ndeshje në postin e tij të parë si trajner.
Altachu austriak ka liruar Klosen nga detyra e trajnerit. Altachut i duhet të luftojë në javët në vijim për të mbijetuar në Bundesligën e Austrisë.
Klose iu bashkua ekipit austriak në verën e vitit të kaluar. Në nëntë muaj, Klose pati vetëm katër fitore. Fitoren e fundit e ka shënuar më 23 tetor. Në ekipin e Altachut është edhe ish-sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu.