Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Ballkani – Sivasspor

Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen ndërmjet Ballkanit dhe Sivassporit, ndeshje kjo që luhet në kuadër të Grupit G të Ligës së Konferencës.

Ekipi nga Suhareka të mërkurën nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar se tashmë i ka shitur të gjitha biletat.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Sivassporit, zhvillohet të enjten prej orës 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Përkrahja për Ballkanin pritet të jetë e madhe në tribuna pas fitores që e arriti javën e shkuar në Turqi me shifrat 4:3. Ballkani pas tri ndeshjeve të luajtura në fazën e grupeve i ka tubuar katër pikë dhe i prinë Grupit G.