Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shiten të gjitha biletat e Hammarbyt për finalen e Kupës

astrit selmani, sport, futboll

Biletat që i kanë takuar Hammarbyt për finalen e Kupës së Suedisë janë shitur të gjitha.

Skuadra e Hammarbyt është fituese në fuqi e Kupës, ndërsa do të mundohet ta mbrojë atë në duelin kundër Malmos. Janë shitur gjithsej 21 mijë bileta.

Hammarby dhe Malmo do të takohen në finale të Kupës së Suedisë më 26 maj.

Te Hammarby luajnë futbollistët e Kosovës, Astrit Selmani dhe Edvin Kurtulush, ndërsa pjesë e ekipit është edhe Loret Sadiku.