Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shiffrin fiton të artën në garën ku Vonn u rrëzua

Shpresat e Lindsey Vonnit për të fituar medalje të artë në garën e parafundit në karrierën e saj të lavdishme përfunduan me një rrëzim me shpejtësi të madhe, ndërkohë bashkëkombësja e saj Mikaela Shiffrin fitoi të artën në Super-G të martën, në ditën e parë të Kampionatit Botëror të Skijimit Alpin.

Ishte një ditë me fate të ndryshme për dy skitaret kryesore amerikane, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Shiffrin, 23-vjeçare, vetëm sa përfundoi lëshimin e saj që doli të ishte fitues, duke kaluar për 0.02 sekonda italianen Sofia Goggia dhe po shikonte në ekran ndërsa mbretëresha e disiplinave të shpejtësisë Vonn po lëshohej. Ish-kampionja olimpike Vonn, fituesja e 82 garave në Kupën e Botës, nisi mirë, por humbi kontrollin derisa iu afrua një kërcimi të vogël para se të rrëzohej me shpejtësi të madhe dhe të përfundonte në rrjetën e sigurisë.

Shiffrin nuk po mund të shihte, derisa Vonni po merrte ndihmë nga zyrtarët e shtegut dhe stafi mjekësor, por për fat të mirë 34-vjeçarja u ngrit në këmbë dhe arriti deri në finish...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)